Një 20-vjeçar shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri një 18-vjeçar në Kurbin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 12 janar. Bëhet me dije se 20-vjeçari gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Po ashtu, policia e Lezhës njofton se janë vënë në pranga edhe 4 qytetarë të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht 8 qytetarë pasi gjatë një proteste ditën e djeshme kanë bllokuar aksin rrugor Milot-Morinë.
“Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: E.K., K.N., N.D., P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin Rreja e Velës, Mirditë”, thuhet në njoftim./ Opinion.al