Kronikë

Kërcënoi fqinjin dhe qëlloi me armë në oborrin e banesës, arrestohet 43-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 26/05/22 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Stroke”. Mësohet se ai u arrestua pasi ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij.

Policia bën me dije se 43-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanosi me armë zjarri fqinjin e tij, 42-vjeçarin me iniciale F. K., duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së këtij të fundit në Allias të Tiranës.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi muncioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas