Policia e Bulqizës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi ka kërcënuar drejtorin e spitalit të Bulqizës Hazis Jella , 42 vjeç.
Mësohet se një 31-vjeçar ka kanosur me fjalë drejtorin e spitalit në Bulqizë, i cili ka kërkuar ndihmën e autoriteteve.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin Hazis Jella , 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës”,-njofton Policia./ Opinion.al