Kronikë

Kërcënoi bashkëshorten me armë zjarri, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 03/07/21 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Në pranga ka rënë A. M., i cili në momentin që policia mbërriti në banesën e tij në Sauk po kërcënonte gruan e tij me pistoletë.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Mbi 43 vjeçarin rëndojnë veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./ Opinion.al

Pas