Arif Tafani është kërcënuar ditën e sotme me armë. Kryebashkiaku i Belshit është kërcënuar ditën e sotme nga një qytetar, ku sipas policisë shkak është detyra e tij.
Denoncimi është bërë nga vetë kryebashkiaku Tafani.
Ai ka treguar se i janë kërkuar 300 mijë euro ose do ta vrisnin. Sipas Arif Tafanit, kërcënuesi është vëllai i ish-rivalit të tij në këtë garë, Besjon Tafani.