Kompozitori i njohur Limos Dizdari është kërcënuar me jetë për një çështje pronësie. Bëhet fjalë për Qendren Kulturore dhe Artistike ‘Dea’ në Ksamil të Sarandës.
Mësohet se vetë Dizdari i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i shpreh këtë shqetësim.
“I dashur Edi, dua t’iu takoj. Më kanë kërcënuar dhe ndihem shumë i rrezikuar”, shkruan Dizdari.
Kërcënimi është bërë nga disa persona, të cilët kanë ngritur pretendime pronësie mbi territorin ku ndodhet qendra kulturore e kompozitorit.
Intelektualë të tillë si Nasho Jorgaqi, Fatos Kongoli, Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj etj kërkojnë që kërcënimi ndaj Dizdarit të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare.