Ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr një kërcënim nga persona të panjohur.
Kërcënimi i shkuar në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë.
Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve të Indeksonline kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht./Indeksonline/