Agim Ismaili, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, është kërcënuar me jetë me anë të një mesazhi në telefonin celular.
Sipas informacioneve, deri më tani ende nuk është bërë identifikimi i personit që e ka kërcënuar Ismailin. Ndërkohë , lidhur më këtë rast Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe arsyen e kërcënimit, për të kuptuar nëse kërcënimi ka lidhje me detyrën e tij.
Kujtojmë që Agim Ismaili është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në shkurt të këtij viti dhe është kërcënuar edhe njëherë më parë me jetë, nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.
Vite më parë, Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, postin e nëndrejtorit të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave./Opinioni.al