Biznesmeni Nikllaq Neranxi ka denoncuar publikisht se është kërcënuar me jetë.
“Isha me familjen e miqtë kur një person na zuri pritë”-tha Neranxi duke shtuar se ngjarja ndodhi në fshatin Livadh dhe se ka dëshmitarë që e vërtetojnë kërcënimin.
Neranxi pohon se ka bërë denoncimin në policinë e Himarës.
Ai gjithashtu ka identifikuar personin që sipas tij e ka kërcënuar, shtetasin L.Kumbara.
“Kush je ti që kalon në tokën time? Të fus plumbin!”-mësohet ti ketë thënë Kumbara, Neranxit.
Policia pritet që të kryeje hetimet e nevojshme për vërtetësinë e denoncimit të Neranxit.