Policia ka nisur hetimet ndaj një 56 vjeçari të identifikuar si Andon Qako pasi ka fyer dhe kanosur Dritan Grishpin, drejtuesin e Prokurorisë së Beratit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit”.