Rajoni

Kërcënohet Albin Kurti, forcat e sigurisë mbërrijnë në banesën e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 27/10/21 |
Opi Nion

Autoritetet kosovare kanë shtuar sigurinë ndaj kryeministrit Albin Kurti pas një kërcënimi në adresë të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se forcat e sigurisë kanë mbërritur dhe në banesën e Kurtit.

 “Kryeministri Kurti është kërcënuar.  Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Deri më tani nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës./ Opinion.al

Pas