Policia e Korçës njofton zyrtarisht mbi kërcënimin që i ëshët bërë deputetit Ligoraq Karamelo. Sipas njoftimit zyrtar vetë deputeti ka shkuar në Drejtorinë e Policisë dhe ka bërë kallëzimin se është fyer dhe kanosur për shkak të detyrës.
“Policia ka shoqëruar disa persona dhe po kryen veprimet procedurale të rastit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja””, njofton policia por pa dhënë detaje mbi personat e ndaluar.
Kujtojmë se Karamelo është një prej kandidatëve në listën e PD, i cili pranoi mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit politik të opozitës për djegie në bllok./Opinion.al