Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i prokuroreve, Çela: Pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku

2023/10/13 at 10:32 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Kërcënimi i prokuroreve, Çela: Pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur për sfidat që po kalon sistemi i drejtësisë.


Në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve, Çela u shpreh se prokurorët do të vijojnë të jenë të palëkundur për të punuar për drejtësinë.

Kryeprokurori u ndal edhe te kërcënimi i dy prokuroreve.  Çela u shpreh se “kërcënimi i kolegeve tona për shkak të detyrës, nga njëra anë fakte janë të rënda dhe duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit”, por theksoi se nga ana tjetër “duhet të na bëjnë më solidarë me njëri tjetrin e të kuptojmë se këto janë pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku, përmes përkushtimit ndaj detyrës nga secili prej nesh”.

Çela theksoi se “ky qëndrim do të dekurajojë këdo që mendon se përmes kërcënimeve apo akteve të rënda të dhunës të drejtuara ndaj jetës së magjistratëve, mund të pengojë drejtësinë”.

Fjala e plotë:

Mirëfunksionimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë përbën pa asnjë dyshim një nga elementët më të rëndësishëm të reformës në drejtësi. Garantimi i pavarësisë së prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre, sigurimi dhe mbrojtja e statusit, karriera e bazuar tek meritokracia, llogaridhënia përmes një procesi disiplinor transparent dhe objektiv, të marra së bashku, formojnë bazamentin që lejon funksionimin normal të prokurorisë si një nga komponentët kryesorë të sistemit të drejtësisë. Pikërisht për këtë rol thelbësor që këshilli luan, procesi i zgjedhjes së anëtarëve të tij ka rëndësi madhore.

Me hyrjen e tre anëtarëve të rinj në këtë këshill, ripërtërihet plotësisht përbërja e tij që nga momenti i krijimit në dhjetorin e vitit 2018. Në këto rrethana, e gjej me vend të falënderoj anëtarët e tij ende në detyrë si dhe ata të cilët e kanë përfunduar mandatin, për kontributin e dhënë në funksionimin e institucionit të prokurorisë, në kontekstin e ndryshimeve të thella kushtetuese e ligjore.  Natyrisht që ka gjëra apo procese që mund të ishin bërë më mirë apo përfunduar më shpejt, por këshilli është një organ i ri dhe e ka ushtruar veprimtarinë në rrethana aspak të lehta për sistemin e drejtësisë në vend. Procesi i vetingut dhe vakancat e krijuara nuk e kanë bërë aspak të lehtë punën për askënd, ashtu si dhe zbatimi i një sërë ligjesh të reja që kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si funksionon prokuroria, standardet që lidhen me karrierën dhe procesin disiplinor, natyrshëm do të ndeshej me probleme aspak të thjeshta.

E parë në këtë këndvështrim, mbetet sfidë për këshillin e ripërtërirë si konsolidimi i mëtejshëm i arritjeve të deritanishme, ashtu edhe përshpejtimi apo korrigjimi i proceseve që mund të mos kenë ecur si duhet. Veçoj këtu ecurinë e vlerësimit të prokurorëve. Vështirësitë objektive që po has këshilli dëshmojnë nevojën për një rishikim të rregullores përkatëse, por edhe për ndryshime të mundshme në ligj.

Marrëdhënia e këshillit me Prokurorin e Përgjithshëm duhet të vazhdojë të jetë prioritet. Respektimi i pozicionit kushtetues e ligjor të dy institucioneve, duke shmangur dualitetin në interpretimin e rolit të secilit brenda sistemit të prokurorisë dhe vënia e theksit tek ushtrimi i funksioneve në mënyrë komplementare në shërbim të institucionit, janë çështje themelore për mirëfunksionimin e organit. Prokurori i Përgjithshëm, i cili sipas ligjit është përgjegjës për punën e Prokurorisë së Përgjithshme e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe përfaqësues i tyre, do të vijojë të jetë kontribues pozitiv në këtë aspekt.

Prokuroria po kalon në një proces kompleks transformimi. Decentralizimi dhe pavarësia e prokurorëve në vendimmarrje, si tipare të reja në organizimin e institucionit, shtrojnë përpara sfida të cilat nuk mund të zgjidhen përmes qëndrimeve inkoherente apo të pakoordinuara. Ndihet nevoja për një rritje të ndjenjës së përgjegjshmërisë nga ana e prokurorëve në veprimtarinë e përditshme në zyrat ku ushtrojnë funksionet. Në planin organizativ, prokuroria duhet të funksionojë si një e tërë, ndaj është e domosdoshme të gjendet ekuilibri mes respektimit të pavarësisë  nga njëra anë, por edhe sigurimit të mekanizmave efikasë drejt arritjes së objektivave institucionalë nga ana tjetër. Kjo nuk mund të arrihet pa angazhimin serioz të prokurorëve dhe drejtuesve në secilën zyrë, ashtu si dhe pa një ndërveprim e koordinim mes këtyre të fundit dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Theksoj se drejtuesit e zyrave kanë një rol kyç në sigurimin e kohezionit institucional, përmes një qëndrimi proaktiv që synon sinkronizimin e veprimtarisë në të gjitha nivelet. Pikërisht në këtë kuadër merr një rëndësi të veçantë si procesi displinor ashtu edhe ai i vlerësimit të prokurorëve, për të siguruar llogaridhënien dhe meritokracinë, si instrumenta në funksion të garantimit të performancës institucionale.

Marrë në konsideratë sa më sipër, dita e sotme e cila është pika fundore e një rrugëtimi të nisur në muajin korrik, përbën kulmin e një procesi të zhvilluar në të gjitha prokuroritë e vendit, gjatë të cilit kandidatët kanë pasur mundësinë të takojnë kolegët dhe shpalosin pikëpamjet e tyre në lidhje me mënyrën si mund të funksionojë më mirë këshilli dhe kontributin që ata do të japin si përfaqësuesit tuaj. Dua të ndalem pak këtu, pasi ndërkohë që ndërtojmë e konsolidojmë institucione të reja, mentalitetet e së shkuarës vazhdojnë të shfaqen herë pas here. Kufizimi i dimensionit të votës në një marrëdhënie individuale mes votuesit dhe të votuarit e dëmton veprimtarinë e këshillit.  Magjistratët dhe kandidatët për këshilltarë, përmes këtij procesi votimi, janë subjekte që po realizojnë një shërbim ndaj sistemit të drejtësisë në funksion të interesit publik. Ne kemi nevojë për institucione të besueshme, që funksionojnë në përputhje me ligjin dhe garantojnë standartet, dhe jo për insititucione që i shërbejnë interesave personale.

Në këtë kontekst është e rëndësishme të sjell në vëmendjen e gjithsecilit se anëtarët e këshillit janë bartës e shërbëtorë të një përgjegjësie kushtetuese e ligjore, në funksion të garantimit të mirëfunksionimit të shtetit të së drejtës, me prokurorinë si një nga kontribuesit themelorë. Ka nevojë të kuptohet drejt domosdoshmëria e ndërtimit të një marrëdhënie solide, konstruktive e transparente mes prokurorëve dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që garanton funksionimin efikas e në përputhje me standardet të këtij të fundit. Cënimi i standarteve në mënyrën si merren vendimet për karrierën apo shkeljet disiplinore të magjistratëve, është hallka e parë e një zinxhiri që përfundon me keqfunksionimin kronik të shtetit të së drejtës.

Këto ditë kushdo ka ndjekur me shqetësim njoftimet për jetën e rrezikuar të dy kolegeve tona për shkak të detyrës. Ndërsa nga njëra anë këto fakte janë të rënda dhe duhet të marrin ndëshkimin sipas ligjit, nga ana tjetër duhet të na bëjnë më solidarë me njëri tjetrin e të kuptojmë se këto janë pengesa që mund t’i kapërcejmë vetëm duke qëndruar së bashku, përmes përkushtimit ndaj detyrës nga secili prej nesh. Vetëm ky qëndrim do të dekurajojë këdo që mendon se përmes kërcënimeve apo akteve të rënda të dhunës të drejtuara ndaj jetës së magjistratëve, mund të pengojë drejtësinë.

Po kalojmë një periudhë të vështirë, të shoqëruar prej vitesh tashmë me një besim të ulët të opinionit publik tek ne. Nuk duhet të lejojmë që disa fenomene negative, të njollosin dhe njëkohësisht të dobësojnë angazhimin tonë të përbashkët në shërbim të drejtësisë. Vendi ka nevojë për magjistratë të pavarur nga kushdo, që pikë referimi kanë kushtetutën dhe ligjin, dhe kanë kurajon dhe energjinë të përballen me sfidat e profesionit të vështirë që kanë zgjedhur.

Megjithë sa më sipër, ka edhe plot arsye pse ne duhet të ndihemi krenarë për atë që bëjmë çdo ditë në punën tonë. Dua të sjell në vëmendjen e gjithsecilit brenda apo jashtë kësaj salle se janë dhjetëra mijëra vepra penale që hetohen nga ju dhe janë po dhjetëra mijëra autorë që marrin ndëshkimin çdo vit në gjykata falë punës suaj. Shumë kriminelë të rrezikshëm kanë vuajtur apo ende vuajnë dënimet për krimet e kryera falë punës shumëvjeçare të qindra magjistratëve. Çdo çështje e zgjidhur, sado e vogël apo e parëndësishme në dukje, është në fakt një akt drejtësie i kryer për qytetarët e këtij vendi. Ne prokurorët, do të vazhdojmë të kërkojmë të bëjmë më të mirën, të palëkundur në angazhimin tonë për drejtësinë. Ndaj ta shikojmë ditën e sotme si një mundësi për më shumë normalitet. Ndryshimet janë përherë një shans i mirë për t’u përmirësuar dhe ecur përpara.

Në mbyllje të fjalës, dëshiroj t’i falënderoj kandidatët për angazhimin e tyre në këtë proces si dhe për integritetin e profesionalizmin e treguar gjatë fushatës që kanë zhvilluar e t’ju uroj atyre suksese.



Ju sugjerojmë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Para
Gjermani/ Furgoni me emigrantë përmbyset pas ndjekjes nga policia, 7 të vdekur dhe 16 të plagosur

Gjermani/ Furgoni me emigrantë përmbyset pas ndjekjes nga policia, 7 të vdekur dhe 16 të plagosur

Kombëtarja shqiptare “tmerri” i trajnerëve, pas atij të Polonisë edhe trajneri i Çekisë drejt largimit

Kombëtarja shqiptare “tmerri” i trajnerëve, pas atij të Polonisë edhe trajneri i Çekisë drejt largimit

Falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, arrestohen dy persona në Tiranë

Falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, arrestohen dy persona në Tiranë
















TE FUNDIT

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com