Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i Presidentit të Bjellorusisë: Do ndaloj internetin nëse organizohen protesta gjatë zgjedhjeve

2024/11/22 at 4:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimi i Presidentit të Bjellorusisë: Do ndaloj internetin nëse organizohen protesta gjatë zgjedhjeve

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka kërcënuar me ndalje të internetit në rast të protestave masive gjatë apo pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Në zgjedhjet e kaluara, të mbajtura më 2022, në Bjellorusi shpërthyen protesta masive pas pretendimeve të opozitës se rezultati ishte manipuluar.

Duke folur para studentëve në Universitetin Shtetëror të Gjuhës në Minsk më 22 nëntor, Lukashenko mbrojti vendimin për kufizimin e internetit në të kaluarën dhe paralajmëroi për masa në të ardhmen për të shtypur disidencën.

“Nëse kjo ndodh sërish, ne do ta ndalim [internetin] krejtësisht. A mendoni se do të rri duarkryq dhe do të lutem që të mos dërgoni ndonjë mesazh kur fati i shtetit është në rrezik?”, citohet të ketë thënë ai sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTa.

Lukashenko e pranoi se ndërprerjet e internetit gjatë protestave të vitit 2020 ishin kryer me miratimin e tij, duke argumentuar se kjo u bë për shkak se kishte nevojë për “ta mbrojtur shtetin”.

Pas zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020, që shumë qeveri perëndimore thonë se nuk ishin të lira dhe të drejta, interneti në mbarë Bjellorusinë ishte ndërprerë për disa ditë dhe më pas ishte bllokuar.

Zgjedhjet e diskutueshme ia zgjatën sundimin prej dekadash të Lukashenkas – ai është në pushtet që nga viti 1994 – edhe për një mandat, por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropianë dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë thanë se votimet ishin të manipuluara.

Protestuesit, që kërkonin dorëheqjen e Lukashenkos, u përballën me arrestime, tortura të pretenduara dhe protestat u shtypën me forcë, teksa disa persona mbetën të vdekur.

Shumë figura opozitare vazhdojnë të jenë të burgosur ose në mërgim, teksa Lukashenka refuzon të zhvillojë dialog me kritikët e tij.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Bjellorusi janë caktuar të mbahen më 26 janar 2025./ REL

Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Policët e Kosovës hynë në Serbi? Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë 

Policët e Kosovës hynë në Serbi? Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë 

Demaskohet mashtruesi ndërkombëtar që zhvati 4 gra gjatë “marrëdhënieve serioze”

Demaskohet mashtruesi ndërkombëtar që zhvati 4 gra gjatë "marrëdhënieve serioze"

Si parashikohet moti për fundjavën?

Si parashikohet moti për fundjavën?

TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com