Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i Lukashenkos dhe “lufta” për gaz në Europë, çfarë sjell për Rusinë

2021/11/18 at 9:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënimi i Lukashenkos dhe “lufta” për gaz në Europë, çfarë sjell për Rusinë

Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënoi me mbylljen e rubinetit të gazit Jamal Europa. Por Gazpromi ka rrugë të tjera për të sjellë gaz tek klientët e tij.

Lajmi pushtoi para pak ditësh mediat: Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënon Europën me ndaljen e tranzitit të gazit rus drejt Europës! Kërcënimi erdhi në kulmin e konfliktit me migrantët dhe refugjatët në kufirin mes Bjellorusisë dhe BE, por edhe në kohën e shpërthimit të çmimeve në tregun europian të gazit, pikërisht tani në fillim të dimrit. Pak më vonë presidenti rus, Putin deklaroi, se ai nuk kishte dëgjuar për një ide të tillë, dhe se nuk do të kishte shkelje të marrëveshjeve bilaterale të tranzitit.

Lukashenko kërcënon edhe me bllokimin e mauneve tranzit

Por a mori fund rreziku i ndërprerjes së furnizimit? Sa e rëndësishme është për sigurinë e furnizimit të BE linja e gazsjellësit Jamal Europa që sjell gaz nga Bjellorusia në Poloni drejt Gjermanisë? E qartë është që në momentin e mllefit në mbledhjen e qeverisë në Minsk, Lukashenko nuk kishte parasysh vetëm tranzitin e gazit, por kërcënoi me bllokadën e çdo lloj furnizimi nga BE drejt tregut rus. Ai përmendi shprehimisht edhe maunet e transportit nga Polonia dhe Gjermania që shkojnë për në Rusi. Ky aspekt gjeti pak vëmendje në raportimet e mediave botërore. As Putini nuk i tregoi shumë vëmendje, megjithëse Rusia sidomos përmes Bjellorusisë dhe më shumë me maune importon pjesën më të madhe të mallrave nga e gjithë BE. Bllokimi i këtij tranziti do të dëmtonte rëndë transportin e mallrave ruso-europian.

Gazprom: Tre korridore transporti në drejtim të perëndimit

Vetëm pas fjalimit të improvizuar për reagimet e mundshme në lidhje me sanksionet e tjera të BE, Lukashenko foli për gazin. Këtu duhet kujtuar se ai kërcënoi të ndalë një gazsjellës, që kalon përmes Bjellorusisë, por nuk i përket këtij vendi. Pronari i vetëm i kësaj infrastrukture të transportit të gazit është Gazprom. Teknikisht Lukashenko mund të mbyllte rubinetin e gazit, këtë e pranoi edhe Putin në një intervistë televizive, por kjo do të ishte shkelje e rëndë e të drejtës në fuqi e Moska nuk do ta pranonte kaq lehtë këtë.

Nëse vjen puna deri aty, dhe Lukashenko nuk e lejon gazin të shkojë në Europë, Gazpromi ka mundësi të tjera se si të përcjellë tek gazin tek klientët e tij, përmes tre korridoreve të transportit, nga të cilët gazsjellësi Jamal Europa me një kapacitet prej 33 miliardë metër kubikë në vit është më i vogli. Gazsjellësi Nordstream 1 me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë që është në punë prej 10 vjetësh do të ofrojë drejtpërdrejt përmes Detit Balltik deri në fund të vitit 2024, sipas marrëveshjes 40 miliardë metërkubikë. Në rast nevoje mund të rriten kapacitetet.

Nord Stream 2 do të zëvendësonte Jamal-Europa

Gazprom, krahas kësaj nga ky vit ofron në Europën Juglindore përmes Balkan Stream gaz deri në 15,75 metër kubikë në Bullgari, Serbi dhe Hungari. Ky gazsjellës është vazhdimësi e gazsjellësit nga Rusia në Turqi, Turkish Stream. Por ekziston edhe gazsjellësi Nord Stream 2 i ndërtuar, por që ende nuk ka marrë lejen nga BE me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë. Nëse Lukashenko e mbyll rubinetin, kjo do të sfidonte Rusinë, nga e cila Bjellorusia është e varur, por nga ana tjetër do t’i sillte edhe favore Moskës. Sepse Moska do të kishte një argument më të fortë pse europianët duhet ta vënë sa më shpejt të jetë e mundur në punë gazsjellësin Nord Stream 2.

Sikur BE të lejonte edhe vetëm një degë të gazsjellësit të ri, Jamal Europa me 27,5 milardë metër kubikë do dilte jashtë loje. Duhet theksuar, se edhe vetë Gazprom për vitin 2021/2022 nuk ka rezervuar kapacitete afatgjata transporti, dhe dëshiron të vendosë çdo muaj se sa gaz do të kalojë përmes tij. Pra çdo lloj gazsjellësi që Lukashenko e përdor si kërcënim për bllokadë do të bëhej i papërdorshëm në rast se bllokada do të bëhej realitet./ DW

Etiketa: europagazlukashenko

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Masa e sigurisë për Çalamanin,familjarët e Mateos futen me dhunë në Gjykatë

Masa e sigurisë për Çalamanin,familjarët e Mateos futen me dhunë në Gjykatë

Djalin ia vrau fqinji/Babai i Mateos:Si më djeg zemra mua, ashtu çika të bëhet ai

Djalin ia vrau fqinji/Babai i Mateos:Si më djeg zemra mua, ashtu çika të bëhet ai

Nëna e Mateos: Djalit iu pre ëndrra në mes, familjarët: Ne e mbanim me bukë

Nëna e Mateos: Djalit iu pre ëndrra në mes, familjarët: Ne e mbanim me bukë

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com