Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk është treguar korrekt në deklaratat e tij në twitter në adresë të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.
Për gazetaren e ABC Neës, Mirela Milori, sonte në emisionin “Opinion”, deklaratat e Trump nuk janë aspak normale dhe mbi të gjitha të papërgjegjshme.
Ajo iu referuar deklaratave që Presidenti Trump ka bërë gjatë këtyre ditëve në twitter rreth Jong-Un-it, të tipit: njeriu raketë dhe vogëlushi.
Milori tha se ditën e sotme situatën nuk e ka më në dorë Donald Trump, pasi vetëm para dy orësh, ai ka dalë në një konferencë me kryeministrin spanjoll dhe ka mbajtur një deklaratë tepër korrekte, duke pasur parasysh pritshmëritë e opinionit publik, pasi niseshin nga twitteri që deklaroi një ditë më parë.