Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i Bashës për djegie mandatesh, reagon Majko

2016/06/18 at 2:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon takimi Basha-Majko: Ja për çfarë folëm…

Deputeti i PS­së, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD­së, Lulzim Basha i cili kërcënoi me djegie mandatesh e përvëlim paralamenti nëse kryeministri Rama do guxojë të trafikojë votat për votimin e Reformës në Drejtësi në Kuvend.


Postimi i Majkos

Deklarimi i Partisë Demokratike se do të djegi mandatet e veta në Kuvend në se dikush nga grupi i saj voton Reformën e Drejtësisë ka nevojë për një shpejgim. Në se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm. Ai nuk mund të kthehet në një problem të publikut, dhe aq më tepër, kjo dobësi e brendëshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit. Cdo sinqeritet naiv e ka të vështirë ta kuptojë se një “rebelim” i brendëshëm partiak duhet të nxisë një parti serioze që të rebelohet karshi rendit kushtetues të vendit. KJO NUK ESHTE RRUGA E DUHUR. Shqiperia nuk është ajo e vitit 1997 apo 1998. Ajo është anëtare e NATO­s ku siguria dhe sovraniteti i saj ka garanci të cilat nuk shkruhen në facebook. Keqkuptimi i lirisë jep shpesh në politikën shqiptare një reflektim i cili vjen nga e kaluara e vendit.

Për shkak të rrethanave të jashtëme dhe të brendëshme historia jonë kombëtare e ka të fiksuar thellë kulturën e dhunës në politikë. Qeverisja nga pozitat e forcës në historinë e vendit ka sjellë dhe sjell ide të gabuara politike. Ato kanë nxitur shqiptarët të urrejnë njeritjetrin për arsye politike. Ky fenomen ka shkuar deri atje sa politikanëve shqiptarë u është dukur më e “natyrshme” miqësia me kundërshtarët gjeopolitikë se sa me bashkëpatriotët e tyre.

Edhe fëmijët e shkollave kanë të drejtë sot të shohin me habi në leximin e historisë sonë kombëtare për miqësitë personale të politikanëve shqiptarë me kundërshtarët e shqiptarëve… Mungesa e skrupujve për të qënë sa më parë dhe sa më shumë në qeverisje ka shkatërruar rregullisht raportin e publikut shqiptar me politikën. Kjo histori duhet të marrë fund. Raporti i cdo shoqërie me lirinë pa drejtësinë ka qenë dhe do të jetë i deformuar. Drejtesia nën politikën ka prodhuar rregjime në Shqipëri.

Reforma e Drejtësisë që 33 deputetë kanë depozituar dje në Kuvend nuk është akt i njëanshëm për destabilizim. Ai kërkon që vendit dhe shoqërisë sonë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ti hapet një kapitull i ri. Ai nuk është gjest formal por një përgjigje elokuente ndaj dobësive tona kombëtare. Pa drejtësi nuk ka të ardhme. Shqipërisë i duhen politikanë të mirë, por, ata nuk do të ekzistojnë pa pasur gjyqtarë dhe prokurorë të aftë.

Nevoja për këta të fundit është ulëritëse dhe do të vendosë fatin e vendit më shumë se kartonat e politikës. Të bësh kauzë politike për emërime partiake në drejtësi është një sfidë e vështirë. Në fund të votimit në Komisionin e Reformës së Drejtësisë vendimi i përbashkët i anëtarëve të saj ishte që dokumenti që votuam të konsiderohej I HAPUR për cdo negociatë dhe ndryshim. Në vend që ti “skërmitemi” njeri­tjetrit besoj se ka ende kohë për të negociuar të mesmen e “artë”. Me pak realizëm zgjidhjet mund ti kemi në tavolinë. Boll u morëm me një pikturë të mbaruar. Zgjidhja është pas saj. Kjo është pak fyese por e vërtetë. I gjithë ky sherr bëhet për një “gozhdë”. Nuk është hera e parë që ndodh. Sigurisht



Ju sugjerojmë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
Para
Foto/ Dasmorët elegantë Sara dhe Ledioni

Foto/ Dasmorët elegantë Sara dhe Ledioni

Bora Kokëdhima ekspozon hiret në plazh, ja si duket me bikini

Bora Kokëdhima: Partnerin e kam zgjedhur përgjithmonë

De Biasi sot feston ditëlindjen: Ja dhurata që kërkon

Rrëfehet De Biazi: Pengjet me Francën, tifozët, rinovimi...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
8 Qershor, 2025

Dy ukrainase, nënë e bijë, u gjetën të vrara më 6 qershor, në banesën e tyre në Haasrode të Beligjikës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com