Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i AKEP/Flasin drejtuesit e mediave: Urdhër politik, i paligjshëm

2018/10/15 at 3:06 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënimi i AKEP/Flasin drejtuesit e mediave: Urdhër politik, i paligjshëm

Pa asnjë referencë konkrete në ligj, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), publikoi një listë me 44 faqe interneti me një afat kërcënues 72 orësh “për të publikuar numrin e tyre fiskal”, ose në të kundërt do të mbyllen.

Në një njoftim për shtyp të publikuar në faqen e vet të internetit, AKEP renditi faqe interneti nga Shqipëria, Kosova, SHBA e vende të tjera, përfshirëReporter.al, publikimin shqiptar të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative.

“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” thuhet në njoftim.
“AKEP iu bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” vijon më tej njoftimi.

Kristina Voko, drejtoreshë e BIRN Albania, tha se njoftimi për shtyp i AKEP tregon moskuptimin flagrant të ligjeve të vendit si dhe një kontroll të drejtpërdrejtë nga qeveria të një institucioni që me ligj është i pavarur nga qeveria.
“Siç duket, fushata anti-shpifje e kryeministrit ka filluar me një institucion shtetëror që publikon të dhëna të pavërteta, pa procedurën e duhur të kontrollit të fakteve dhe pa komunikuar me palët e prekura,” tha Voko.

BIRN Albania është një organizatë jofitimprurëse e regjistuar në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe që respekton në tërësi ligjet fiskale të vendit. Reporter.al është një faqe interneti e publikuar në Shqipëri dhe forma e saj e kontaktit përfshin të dhënat mbi ponësinë e faqes si dhe adresat e kontaktit online dhe ato fizike.

Është e paqartë se çfarë procedure ka ndjekur AKEP për të përgatitur listën e faqeve të internetit, të cilat sipas saj, duhet të Regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“Një email i thjeshtë duhej të kishte mjaftuar për të mësuar më shumë mbi BIRN dhe statusin tonë fiskal,” tha Voko. “Siç duket, AKEP nuk është e interesuar të verifikojë informacionin e vet. Është e turpshme, sepse informacioni i pakonfirmuar është ai që shpie në shpifje, që është aktualisht edhe shqetësimi i kryeministrit”. AKEP nuk iu përgjigj pyetjeve me email të BIRN.

Një nga faqet e internetit të përfshira në listë, insideri.com, është aktualisht një faqe interneti në Kosovë. Parim Olluri, redaktor në Insider, tha se ishte i habitur nga fakti që edhe faqja e tij e internetit ishte në listë.

“Po habitem me dëshirën e flaktë të Edi Ramës për ta kopjuar Korenë Veriore,” shkroi Olluri në Facebook.

“Ne jemi biznes që operojmë dhe paguajmë taksa në Kosovë. Nuk kemi nevojë që të njëjtën ta bëjmë edhe në Shqipëri. Kjo është normale. The Guardian, New York Times, BBC, New Yorker etj., nuk regjistrohen si biznese në çdo vend të botës, në të cilat lexohen,” shtoi ai.

Neritan Sejamini, publikues i Exit.al, e konsideroi njoftimin për shtyp të AKEP si tregues të mënyrës së përgjithshme me të cilën qeveria funksionon aktualisht.

“Urdhri i AKEP nuk bazohet në asnjë ligj dhe lista dukshëm tregon dëshirën për të mbyllur faqet e internetit të kritikëve të qeverisë,” tha Sejamini.

“Exit.al është një organizatë jofitimprurëse dhe është regjistruar si e tillë në autoritetet fiskale. Si organizatë, nuk jemi të angazhuar në asnjë aktivitet komercial dhe rrjedhimisht nuk mund të regjistrohemi si të tillë,” tha Sejamini.

Blendi Fevziu, publikues i Opinion.al, tha se përfshirja e faqes së tij në listë duhet të jetë gabim. “Opinion.al është një kompani e regjistruar dhe ka NIPT. Ne nuk mund të shesim reklama pa fatura fiskale,” tha ai.

Formalisht një institucion i pavarur që rregullon tregun e telekomunikacioneve, drejtuesi aktual i AKEP, Ilir Zela, është një ish-deputet i Partisë Socialiste. Teknikisht AKEP mund të urdhërojë ofruesit e shërbimit të internetit të bllokojnë aksesin e faqeve të internetit në territorin e Shqipërisë si dhe ka kontroll mbi regjistrin e adresave me prapashtesat “.al”

burimi: Reporter.al


Etiketa: AKEPmbylljemedia onlineopinion.alpolitikURDHER


Ju sugjerojmë

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Para
Akuzohet se lë vajzën pas dore për famën, ja si u përgjigj Jonida Shehu

Akuzohet se lë vajzën pas dore për famën, ja si u përgjigj Jonida Shehu

A jeni të aftë në shtrat?Shenjat që tregojnë sa kënaqësi i jepni partnerit

A jeni të aftë në shtrat?Shenjat që tregojnë sa kënaqësi i jepni partnerit

Pse mungoi Majko në Kuvend? Ja çfarë tregon Balla

Balla: Kamerat e komisariatit tregojnë se s'kam qenë në Fushë-Krujë
















TE FUNDIT

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë për të diskutuar mbi takimet e grupit negociator për emrat e kandidatëve për bashkinë e...

Lexo më shumë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
4 Tetor, 2025

Si rezultat i veprimeve të mirorganizuara policore, të kryera menjëherë pas marrjes së indicieve në rrugë informative, shërbimet e Komisariatit...

Lexo më shumë

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
4 Tetor, 2025

Për 30 vite, asnjë leje ndërtimi nuk do të jepet në zonat e pyllëzuara që do të përfshihen nga zjarret....

Lexo më shumë

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
4 Tetor, 2025

11 tetor 2025, ora 20:45. E gjithë vëmendja e shqiptarëve do jetë në Leskovac, pasi kombëtarja e futbollit luan kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com