Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar mësimin pasi gjatë natës iu kanë dërguar emaile me anë të së cilëve kërcënojnë me sulme terroriste.
Në kercenimet që kanë marrë shkollat është paralajmëruar se sulmi do të ndodhë në orën 9 të mëngjesit, transmeton Rusia Today. “Koha kur duhej të ndodhnin sulmet tashmë ka kaluar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Joachim Grande.
Në qytetin Braunschweiger shtatë shkolla kanë pranuar emaile me anë të të cilëve kërcënohen me sulme terroriste.
Mësimi është anuluar në 9 shkolla të mesme dhe në ato fillore në këtë qytet. Policia është vënë në kërkim të autorëve që kanë dërguar emailet.