Pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm terrorist, muxhahedinët në Manzë kanë anuluar Samitin e Iranit të Lirë.
Ky fakt është bërë i ditur nga një njoftim dhe mësohet se samiti që do zhvillohej më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3, është shtyrë pa afat.
“Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve”- njofton sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.