Një familje nga Lezha, i biri i së cilës ka humbur jetën nga dhuna e policisë greke shkoi në Korçë për të protestuar, aty ku aktualisht dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias kanë një axhendë diskutimi prej tri ditësh.
Të mbështetur nga shoqëria civile, ata kërkojnë që ministrat të fusin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet, dhunën dhe vdekjet e shqiptarëve në burgjet dhe në ambientet e policisë greke. Sipas përfaqësuesit të protestuesit bëhet fjalë që nga viti 1991 në Greqi janë 100 raste vdekje nga dhuna dhe për të cilat nuk është vendosur drejtësi, informon abnews.al
Rasti më i fundit është ai i Pëllumb Mark Nikollaj i cili në vitin 2016 humbi jetën nga dhuna në komisariatin e policisë greke. Familja e tij protestoi sot në Korçë.