Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

2025/06/27 at 4:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Keqmenaxhimi i fondeve të BE, dorëhiqet ministri i Emigracionit dhe tre zv/ministra

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE për fermerët grekë, të trajtuara në 6 vitet e fundit si subvencione të paligjshme.

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE për fermerët grekë, të trajtuara në 6 vitet e fundit si subvencione të paligjshme.

Disa ditë më parë Komisioni Europian vendosi ndaj Greqisë  një gjobë prej 415 mln euro (mund të shkojë në 600) , për dështimin në menaxhimin e  këtyre fondeve të BE për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm në ndarjen e subvencioneve.

Dosja hetimore prej 3000 faqesh që ka mbërritur nga prokuroria europiane në parlamentin grek, përmban mes të tjerash edhe përgjime nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës greke , të bisedave telefonike të ministrave përkatës me deputetë dhe persona të tjerë, për shpërndarjen në mënyrë të paligjshme të subvencioneve europiane.

Regjistrimet zbulojnë një rrjet shqetësues ndërhyrjesh politike, favorizimesh dhe manipulimesh sistematike të pagesave bujqësore të financuara nga BE-ja – me politikanë dhe zyrtarë të lartë që dyshohet se i trajtojnë mekanizmat shtetërorë si mjete për favore personale dhe politike, duke privuar nga këto subvencione ata fermerë që kishin me të vërtetë nevojë.

Në zemër të zbulimeve është një seri bisedash midis figurave të larta aktuale dhe të mëparshme në qeveri. Skandali që po shfaqet tregon  abuzim të përhapur të sistemit të subvencioneve, i cili financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian për të mbështetur fermerët grekë.

Akuzat përfshijnë akses të paligjshëm në bazat e të dhënave, manipulim të aplikacioneve dhe marrëveshje quid pro quo (një favor për një favor) midis zyrtarëve të zgjedhur dhe stafit të agjencisë. Toni i bisedave – i shkujdesur, i titulluar dhe thellësisht cinik – ka zemëruar shumë grekë dhe ka ngritur alarm në Bruksel për keqpërdorimin e fondeve të BE-së

Skandali po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe po hetohet edhe për ministra të tjerë apo zyrtarë, për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren, për mashtrimet në lidhje me fermat greke inekzistuese, apo  dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, apo për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Emigracionit zotit Voridhis , dikur ish ministër i Bujqësisë, dikaster që kishte nën mbikqyrje edhe agjencinë për menaxhimin e këtyre fondeve,  OPEKEPE. Makis Voridhis konsiderohej edhe si një nga figurat e kahut më ekstrem të Demokracisë së Re sa u përket politikave të ashpra të emigracionit.

Në të njëjtën kohë, paraqitën dorëheqjet e tyre dhe u pranuan nga kryeministri, përkatësisht zëvendësministri i Jashtëm Tasos Haxhivassiliou, i Zhvillimit Rural Dionysis Stamenitis dhe i Qeverisjes Dixhitale Christos Boukoros, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Zhvillimit Rural Giorgos Stratakos.

Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
VIDEO/ Giorgia Meloni “pushton” rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

VIDEO/ Giorgia Meloni "pushton" rrjetin sërish me mimikat e saj në samitin e NATO-s

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019-ës, përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

Ronaldo “vishet me ar”, përfitimet nga kontrata me Al Nasr

TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com