Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Keqinformimi dhe dezinformimi, raporti: Janë rreziqet më të mëdha afatshkurtra globale

2024/01/10 at 5:42 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Keqinformimi dhe dezinformimi, raporti: Janë rreziqet më të mëdha afatshkurtra globale

Informacioni i rremë dhe keqinformimi janë në krye të listës së rreziqeve globale për dy vitet e ardhshme. Raporti për Rreziqet Globale u bë publik në Londër të mërkurën në prag të takimit të përvitshëm të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku udhëheqësit e poltikës, biznesit dhe teknologjisë diskutojnë për sfidat madhore globale.

Saadia Zahidi, drejtoreshë menaxhuese e Forumit, thotë se perspektiva për të ardhmen duket pesimiste dhe radhit sfidat kryesore globale.

“Në harkun kohor dyvjeçar keqinformimi dhe dezinformimi përbëjnë rrezikun numër një, pasuar nga moti ekstrem, polarizimi shoqëror dhe konfliktet e armatosura”, thotë ajo.

Sipas raportit, një nga faktorët kryesorë që kontribuojnë tek rrezikshmëria e lartë që paraqesin informacionet e rreme dhe keqinformimi, është Inteligjenca Artificiale.

Carolina Klint, shefja për Marrëdhëniet Tregëtare për Evropën e kompanisë Marsh McLennan, që analizon rreziqet globale, thotë se kompanitë janë të shqetësuara nga bumi i shërbimeve të Inteligjencës Artificiale si ChatGPT, për shkak të lehtësisë së përdorimit të tyre. Duke pasur parasysh këtë:

“Nuk është për t’u habitur që keqinformimi dhe dezinformimi renditen si rreziku kryesor afatshkurtër. Ndikimi i mundshëm tek zgjedhjet në mbarë botën në dy vitet e ardhshme është domethënës dhe kjo mund të çojë në dyshime për legjitimitetin e qeverive të zgjedhura. Dhe kjo, nga ana tjetër, mund të kërcënojë, proceset demokratike, duke shkaktuar më shumë polarizim social, trazira apo edhe dhunë”, thotë ajo.

Por zonja Klint përmend edhe aspektet pozitive të Inteligjencës Artificiale.

“AI mund të përdoret për një kundërpërgjigje më efektive ndaj sulmeve kibernetike. Mund të përpunojë sasi të mëdha të dhënash, duke diktuar prirje që njerëzve mund t’u shpëtojnë si edhe mund të automatizojë shumë procese sigurie”, tha ajo.

Megjithëse si rrezik afatshkurtër, moti ekstrem radhitet i dyti në raport, në parashikimet afatgjata për dhjetë vitet e ardhshme, ai cilësohet si kërcënimi numër 1, i pasuar nga katër rreziqe të tjera të lidhura me mjedisin: ndryshimi kritik në sistemet klimatike të Tokës; humbja e biodiversitetit dhe dobësimi i ekosistemit; si edhe mungesa e burimeve natyrore.

Një tjetër shqetësim janë pasojat e rreziqeve tek zinxhiri global i furnizimit, shton zonja Klint. Ajo përmend si shembuj sulmet e fundit në Kanalin e Suezit që lidh Detin e Kuq, ku militantët Houthi kanë vënë në shënjestër anijet ndërkombëtare si përgjigje ndaj luftës në Gazë, me Detin Mesdhe, si edhe mungesën e reshjeve në Kanalin e Panamasë./VOA

Ju sugjerojmë

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen
Aktualitet

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen

12 Maj, 2025 1:22 pm
Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit
Aktualitet

Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit

12 Maj, 2025 1:17 pm
PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë
Aktualitet

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

12 Maj, 2025 1:14 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

12 Maj, 2025 12:59 pm
Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë
Kryesore

Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë

12 Maj, 2025 12:49 pm
Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
Aktualitet

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi

12 Maj, 2025 12:41 pm
Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

12 Maj, 2025 12:30 pm
REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Aktualitet

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

12 Maj, 2025 12:05 pm
Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
Kryesore

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson

12 Maj, 2025 11:54 am
Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson
Aktualitet

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson

12 Maj, 2025 11:50 am
Para
Izraeli: Punonjës të OKB morën pjesë në sulmet e Hamas më 7 tetor

Izraeli: Punonjës të OKB morën pjesë në sulmet e Hamas më 7 tetor

Këto janë vendet europiane me shpejtësinë më të lartë dhe më të ulët të internetit

Këto janë vendet europiane me shpejtësinë më të lartë dhe më të ulët të internetit

Pesë viktima nga stuhitë në SHBA

Pesë viktima nga stuhitë në SHBA

TE FUNDIT

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen
12 Maj, 2025

Situatë e pazakontë është shënuar në qarkun e Fierit, nga ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për të...

Lexo më shumë

Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit

Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Delvinës ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit. Nga të dhënat e publikuara nga KQZ...

Lexo më shumë

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë
12 Maj, 2025

Ndërkohë që nuk ka komentuar ende rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente, dhe pasi është larguar nga selia e...

Lexo më shumë

Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
12 Maj, 2025

Policia e Përmetit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka ngacmuar një shtetase me aftësi të kufizuara. Mësohet se shtetasi E.R....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com