Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta është këputur fideri në zonën e Selitës.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, OSHEE shkruan se në rrogën Bill Klinton është këputur fideri si dhe është thyer shtylla e tensionit që ndodhet në këtë zonë.
Në njoftim thuhet gjithashtu se si pasojë e motit të keq ka patur dëme në rrjetin elektrik ajror. /Opinion.al