Nëse keni planifikuar të udhëtoni drejt Greqisë përmes doganës së Kapshticës duhet të dini se kjo pikë e kalimit kufitar do të jetë e bllokuar për 3 orë.
Pala greke ka njoftuar se më datë 29 Tetor (e diel) nga ora 02:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit nuk do të lejohet të kalojnë as automjetet dhe as këmbësorët.
Ndërprerja 3-orëshe vjen për shkaqe teknike, pasi do të bëhen rregullime në linjën e internetit nga dogana greke.