Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj prej kohësh jeton në SHBA si dhe njihet miqësia e saj me grimierin e familjes Kardashian, Ariel.
Ai ka qenë i ftuar edhe në vendin tonë në vitin 2017. Pak kohë më parë Ariel festoi ditëlindjen dhe miqtë më të afërt i organizuan një festë ku ishin të ftuar personazhe të shumtë të botës së spektaklit amerikan, mes tyre edhe modelja Kylie Jenner.
Në këtë festë ishte e pranishme edhe Anxhelina. Momente nga ditëlindja e tij janë publikuar nga Kylie në një video me titull “Një ditë nga jeta ime”.
Në këtë video shfaqet edhe këngëtarja shqiptare, teksa është duke festuar ditëlindjen e make-up artistit të njohur./Opinion.al/