Anxhela Peristerin, e cila njihet si një nga këngëtaret me të suksesshme të skenës shqiptare, në një intervistë për “INtv” ka folur pa dorashka dhe ka treguar realitetin e muzikantëve e këngëtareve në Shqipëri.
Sipas Peristerit, persona të ndryshëm, normalisht të pasur, u ofrojnë para në këmbim të seksit. Ajo shprehet se vetë, personalisht askush nuk i ka ofruar diçka deri më tani, pasi “çdo njeri e pozicionon vetë veten kundrejt të tjerëve, por në Shqipëri kështu funksionon”.
E pyetur se sa është shuma që ofrojnë për një natë, Anxhela nuk ka ditur të japë një përgjigje, por ka deklaruar se ky është një fenomen që ndodh rëndom.