Këngëtarja Pink ka humbur të atin pas një beteje të gjatë me kancerin.
Bëhet me dije se Jim Moore ndërroi jetë të enjten pas luftoi me kancerin e prostatës, sipas Page Six. Nga ana tjetër ka qenë vetë ylli i muzikës pop që konfirmoi lajmin e trishtë nëpërmjet një postimi në Instagram.
Këngëtarja publikoi një foto ku shihej duke vallëzuar me të atin, shoqëruar me mbishkrimin: “Deri përgjithmonë”.
Vetëm një ditë më parë, këngëtarja ndau një foto dhe Jim duke interpretuar një këngë që ai shkroi ndërsa shërbente në Vietnam./Opinion.al