Gjurmët e Dhuratës duket se kanë arritur edhe aty ku nuk ka shqiptarë, gjegjësisht tek bullgarët. Maria ka kopjuar këngën “A bombi” në bashkëpunim me Dee, duke e realizuar këngën të tërën në gjuhën bullgare.
Burimet e Telegrafit mësojnë se bullgarët nuk kanë vonuar dhe kanë licencuar projektin te Alandy i Max Production dhe me menaxhmentin e Dhuratës, pak kohë pasi ishte raportuar për kopjim. Projekti te bullgarët për 15 ditë ka arritur gjysmë milionë klikime, kurse Dhurata ka 33 milionë klikime.
Këngët shqiptare vazhdojnë të shërbejnë si inspirim i madh për këngëtaret bullgare.