Ngjarja tragjike që ka ndodhur në Greqi ka tronditur mbarë opinionin botëror dhe të gjithë janë sensibilizuar me fatkeqësinë që solli zjarri që shkrumboi gjithçka.
Megjithëse të gjithë kanë publikuar në profilet e tyre mesazhe sensibilizuese e mbështetëse, këngëtari B2N ka habitur fansat kur në një status në profilin e tij në Facebook ka lënë të kuptohet se i është gëzuar tragjedisë.
“I shikoni ata shqiptarë, me zorrët e tyre do bëjmë litarë. Ju kujtohet?”- ka shkruar B2N, duke kujtuar urrejtjen mes dy popujve.