Këngëtarja Rozana Radi ka performuar mbrëmë në natën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2016” këngën e saj “Ma thuaj Ti”.
Që nga publikimi i kësaj kënge në fazën e parë të konkurrimit, Rozana është vlerësuar dhe pëlqyer shumë nga publiku për interpretimin e saj, madje duke e cilësuar si një prej favoriteve për ta fituar edicionin e 18-të të “Këngës Magjike”.
Në Pallatin e Kongreseve dje Rozana performoi e 21-ta me radhë, teksa performanca e saj u pëlqye aq shumë, sa që në përfundim të saj, shumë nga të pranishmit u ngritën në këmbë për të nderuar këngëtaren.
Pasi përshëndeti publikun, Rozana “u detyrua” të kthehej edhe njëherë në skenë, për të shijuar duartrokitjet e shumta që i dhuruan të pranishmit.
“Ma thuaj ti” është baladë e punuar nga Elgit Doda, tekstin e së cilës e ka shkruar vet këngëtarja, gjersa trajton temën e fuqisë së femrës.