InstaBIZ

“Kënga Magjike 2015” prisni se s’keni parë asgjë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 01/11/15 |
root

Kanë mbetur 5 javë deri në përfundimin e prezantimit të gjithë këngëve në festivalin Kënga Magjike 2015, por në skenën do të vazhdojnë të ngjiten këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare. Në programin “ E Diela Shqiptare”, janë prezantuar deri tani 30 këngë nga me shumë se 30 artistë, si Kastro Zizo, Renis Gjoka, Mariza Ikonomi, Anxhela Peristeri, Shpat Kasapi, etj. Këto projekte muzikore në një kohë të shkurtër janë shndërruar në hite dhe janë klikuar.

Por surprizat nuk kanë përfunduar, pasi në skenë priten të ngjiten këngëtarë të tjerë, “big” të muzikës shqiptare. Albërie Hadërgjonaj, Juliana Pasha, Soni Malaj, Adrian Gaxha, etj janë artistët që do të tërheqin shumë vëmëndje dhe që priten të këndojnë në javët në vijim. Netët finale të Kënga Magjike, do të jenë në datat 3,4,5 dhjetor në Pallatin e Koncerteve, ku këngëtarët do të këndojnë “live”.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas