Këngëtarja nga Izraeli, Netta Barzilai, triumfoi këtë vit në festivalin e Eurovisionit me këngën e saj “Toy”, duke mundur kështu Eleni Foureira, e cila doli në vendin e dytë. Por, mesa duket kjo këngë qenka e kopjuar dhe jo origjinale.
Sipas kompanisë amerikane “Universal Music Studios”, kënga e Nettes është kopjuar nga hiti i grupit amerikan ‘The White Stripes’ me titull “Seven Nation Army”.
Nëse paditja pranohet nga gjykata, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin Eurovision vitin e ardhshëm.
Më poshtë mund të dëgjoni ngjashmërinë e madhe mes dy këngëve./opinion.al