InstaBIZ

Kënga e re e Selena Gomez dedikim për Justin Bieber?


               Publikuar në : 15:47 - 19/10/19 |
xhu lia

Pas një kohe të gjatë shkëputje nga muzika këngëtarja Selena Gomez pritet të publikojë këto ditë produksionin e saj më të ri muzikor.

Ajo ka publikuar një foto të saj bardh e zi, të cilën e ka shoqëruar me titullin “Lose you to love me”. Gjithashtu krahas saj ajo ka vijuar të shkruajë: “Më duhej të humbja ty për të dashur veten. 23 tetor”.

Pas këtij publikimi fansat dhe ndjekësit e saj kanë menduar që kjo këngë i dedikohet marrëdhënies së saj me këngëtarin Justin Bieber.

“Mezi po pres të dëgjoj këngën e Selena Gomez. Duke u bazuar në titullin ‘Lose you to love me’, jam shumë i bindur se kjo këngë është për Justin Bieber”, -ka komentuar dikush në ‘Twitter’.

Mbetet për t’u parë nëse vërtet kjo këngë e re e saj i dedikohet këngëtarit.

Pas ndarjes së tyre kohë më parë dhe lidhjes së Bieber dhe modelen Hailey Baldwin, Gomez e përjetoi mjaft keq duke qëndruar për shumë kohë në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor./Opinion.al/

Pas