Fundjavën që lam pas, në sheshin “Skënderbej”, performuan dy zëra shqiptarë të cilët famën e kanë nëpër botë. Bëhet fjalë për Rita Orën dhe Ermal Metën, të cilët këtë vit kanë lartësuar emrin e Shqipërisë kudo ku kanë shkelur.
Por së fundmi të dy këngëtarët janë bërë bashkë, dhe “provat” i ka sjellë Ermal Meta me foton e fundit. Në profilin e tij në Twitter, ai ka ndarë me ndjekësit një foto krah Rita Orës, ku shkruan “albanians”. Menjëherë pas performancës në Tiranë, për koiçidencë të dy këngëtarët kanë shkuar në Itali, dhe kjo ka sjellë edhe takimin e tyre të parë.