Sigurisht që është një nga situatat më të pabesueshme ajo që po ndodh. Menjëherë pas këndimit të Himnit të Zvicrës, radha për të kënduar himnin e tyre u ka ardhur 11 futbollistëve të Kombetares së Shqipërisë, të cilët e kanë kënduar përballë 5 shqiptarëve të Zvicrës, të cilëve u është dashur ti dëgjojnë, përpos edhe 20 mijë shqiptarëve që ndodhen në stadium dhe që kanë kënduar në kor.