TIRANE-Pasi shembën rrethimin ku do të ndërtohet parku i fëmijë tek Liqeni Artificial protestuesit kanë marrë pjesë të gardhit metalik për të vijuar drejt bashkisë. Ata kanë ngritur gardhet para derës së bashkisë.
Deputeti demokrat Gerti Bogdani tha se protesta do vazhdojë deri sa bashkia të tërhiqet nga projekti. Për PD-në Parku tek liqeni, ndërtim i paligjshëm dhe korruptiv. Qytetarët do të bëjnë të mundur që parku të mos betonizohet. Pati tentativa nga provokatorë të paguar për të tensionuar situatën. Salianji tha se tentative e provokatorëve dështoi. Do të jemi çdo ditë për të mbjellë pemë dhe jo për të shkatërruar.