Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kemi shumë punë për të bërë/ Rama: Jam i palumtur për ecurinë në menaxhimin e administratës publike

2025/02/04 at 1:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kemi shumë punë për të bërë/ Rama: Jam i palumtur për ecurinë në menaxhimin e administratës publike

Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi në ecurinë në menaxhimin e administratës publike, duke thënë se ka shumë punë për t’u bërë.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e raportit të monitorimit të OECD/SIGMA, ai tha se ngritja e një administrate publike të denjë për familjen e BE nuk është një fjalë goje, por një ushtrim kompleks.

Nga ana tjetër ai tha se Shqipëria ndodhet në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen time SIGMA-s dhe të gjithëve atyre brenda kësaj organizate që punuan dhe punojnë për të dhënat e Ballkanit Perëndimor.

Është burim dijeje dhe është inkurajuese që ne të marrim vlerësime kaq pozitive, por nga ana tjetër është shumë nxitëse që po nga ky burim të marrim edhe dije mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe adresuar, sepse ngritja e një administrate publike të denjë për familjen e BE nuk është një fjalë goje, por një ushtrim kompleks dhe unë besoj se të qenit në mes të Europës dhe të pasurit të bekimit të qenit europian, me mundësinë për tu bërë pjesë e BE-së është një e dhënë që garanton optimizmin për të ardhmen.

BE dhe mekanizmat e tij janë e vetmja forcë lëvizëse në këtë të që mund ti japin një vendi si i ynë, me një traditë shumë të varfër në asketin e institucioneve dhe administratës, instrumentet për të realizuar këtë mision.

Përplasja midis legjislacionit është një adaptim i atij europian dhe i kulturës së vendeve që është një kulturë jo fort e gatshme sot për t’iu përgjigjur legjislacionit me vënien në jetën e përditshme të të gjitha aspekteve.

Do të shkoja pak më thellë me këtë sepse kur flasim për kulturën, thelbi është te kultura e institucioneve. Duke na munguar kjo, ne kemi një hendek shumë më të madh për të mbushur. Këtu vijmë të BE, SIGMA dhe të gjitha instrumentet e tjera. Vijmë te edukimi institucional në këtë periudhë është vënë në qendër të vëmendjes.

Vijmë te informimi i të gjithë institucioneve dhe te vullneti politik.

Nga ana tjetër, të gjitha këto janë me shumë shpresë për faktin se është presioni i dyfishtë, i publikut dhe i BE për të marrë prej nesh provën e përmbushjes së të gjiha kritereve.

Ne jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte. Duke patur popullin pro europian, kemi një bazë të fortë që të gjitha reformat dhe përpjekjet drejt BE-së të kemi mëbshtetjen e domosdoshme.

Jam i palumtur me mënyrën sesi kemi ecur në top mengment-in të administratës publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do ta mirëpresim çdo financim në dije, sepse jemi në një faze historike me gjithë procesin e reformës në drejtësi, çlirimit të drejtësisë nga duart e politikës, ku duhet të përballim bashkërisht proceset e punës në administratë, proceset që lidhen me vendimmarrjen, dhe prokurimet.

Nuk janë procese të lehta për t’u administruar, hetuar apo gjykuar dhe ndodh për fat të keq që në tërësinë e gjithë punëve të mira, të shohim edhe një tkurrje të administratës si rezultat i një ndjeje pasigurie që krijohet në këtë drejtim. Është një problematikë që duhet ta adresojmë ne BE”, u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Para
“Gjermanët nuk janë të pa korruptueshëm”, Rama: Në Shqipëri, punonjësit e Ambasadës i jepnin makinës pa rrip sigurimi!  

“Gjermanët nuk janë të pa korruptueshëm”, Rama: Në Shqipëri, punonjësit e Ambasadës i jepnin makinës pa rrip sigurimi!  

Prezantohet raporti i OECD/SIGMA, Rama: Në prokurimet publike jemi duke punuar për një model të inteligjencës artificiale

Prezantohet raporti i OECD/SIGMA, Rama: Në prokurimet publike jemi duke punuar për një model të inteligjencës artificiale

Berisha në Gjermani, takohet me ish-Presidentin ukrainas dhe kryebashkiakun e Berlinit 

Berisha në Gjermani, takohet me ish-Presidentin ukrainas dhe kryebashkiakun e Berlinit 

TE FUNDIT

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
29 Dhjetor, 2025

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
29 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Lala tha se prokurori i...

Lexo më shumë

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
29 Dhjetor, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
29 Dhjetor, 2025

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com