Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kemi numër rekord lokalesh por 10 mijë të punësuar në to humbën punën

2020/06/22 at 12:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kemi numër rekord lokalesh por 10 mijë të punësuar në to humbën punën

Baret dhe restorantet ishin sektori i parë që u godit nga karantinimi, pas masave drastike të marra për të kufizuar përhapjen e infeksionit të Covid-19.


Në javën e dytë të marsit ato u detyruan të mbyllen me shpejtësi. Në vend ka rreth 18 mijë bare e restorante (82% e të cilave janë bar-kafe), sipas INSTAT, me mbi 50 mijë të punësuar, ose rreth 10% të të punësuarve në sektorin privat në total.

Të dhënat e para të INSTAT, bëjnë të ditur se pasojat ishin të mëdha dhe baret dhe restorantet rezultojnë më të goditurat sa i takon efektit në punësim.

Për tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve në këtë aktivitet ra me 21.7% dhe fondi i pagave u tkurr me rreth 20.6%, duke shënuar performancën më të keqe nga të gjithe sektorët e shërbimeve sa i takon punësimit.

Në të gjithë aktivitetet e tjera të shërbimeve, numri i të punësuarve ishte në rritje në tremujorin e parë, duke reflektuar ecurinë e dy muajve të parë të vitit, por duket se baret e restorantet morën goditje më të shpejtë dhe më të fortë. Edhe indeksi i shitjeve të këtij aktiviteti ishte negativ, ndonëse në nivele të ulëta, për shkak të amortizimit të dy muajve të parë të vitit.

Edhe pse baret e restorantet tashmë janë hapur, pas dy muaj mbylljeje, ecuria nuk duket shumë pozitive. Operatorët e tregut pohojnë se konsumi dhe frekuentimi është i ulët, sidomos për restorantet.

Ndërsa klubet e natës, që kishin dhe konsumin më të lartë, vijojnë të jenë të mbyllura. “Nëse qeveria nuk ndërhyn me grante apo subvencionim të qirasë, këto biznese do të falimentojnë. Flasim për struktura që kanë kushtuar me qindra apo mijëra euro dhe me kosto të lartë në mirëmbajtje”, pohon Jahaj, Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve.

“Ne si shoqatë parashikojmë që do të ketë një falimentim në masë, sidomos bizneset familjare të ngritura me investime minimaliste nuk do t’i mbijetojnë dot krizës dhe sjelljes sonë ndryshe”, ka pohuar më herët ai për Monitor.

Shqipëria rekord në botë

Në raport me popullsinë, kemi vendosur rekord vitet e fundit. Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, sipas të dhënave të përpunuara të INSTAT për numrin e bareve dhe popullsinë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë. Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Vendet e rajonit kanë shumë më pak bar-kafe sesa ne. Psh, Serbia ka vetëm 9, ndërsa Maqedonia 47. / monitor.al



Ju sugjerojmë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Bota

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

3 Nëntor, 2025 8:19 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Para
Koronavirusi/ Sa persona fluturojnë nga dhe drejt Italisë

Nga sot Rinasi i hapur për të gjithë por rinisin vetëm 30% e fluturimeve

Shpëtoi babë e bir nga mbytja, si u kthye në hero oficeri shqiptar në SHBA

Shpëtoi babë e bir nga mbytja, si u kthye në hero oficeri shqiptar në SHBA

Vrasja e Billës/Hapen 38 kamera sigurie, Gjykata shtyn vendimin për Markun

Vrasja e Billës/Hapen 38 kamera sigurie, Gjykata shtyn vendimin për Markun
















TE FUNDIT

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
3 Nëntor, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij,...

Lexo më shumë

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
3 Nëntor, 2025

Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti i vranët. Vranësirat do...

Lexo më shumë

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Nëntor, 2025

Dashi – Ditë goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për të shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com