Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kemi kryer disa herë marrëdhënie”, mësuesja përndiqet nga ish nxënësi në Tiranë

2021/11/23 at 2:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kemi kryer disa herë marrëdhënie”, mësuesja përndiqet nga ish nxënësi në Tiranë

Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj saqë lidhi miqësi të ngushtë me të vëllain e më pas e telefononte vazhdimisht.


Dashuria platonike e adoleshentit u denoncua pranë komisariatit numër 2 tha një nga burimet zyrtare të Gazetasi.al që tregoi se si mësuesja me status beqare u ndje e rrezikuar mbasi sjellja e nxënësit dhe këmbëngulja e tij nuk ndalej. Mësuesja përmend pranë oficerëve të policisë se nxënësin me inicialet e fillimit A…, e kishte takuar për herë të parë kur ai ishte në vitin e dytë, ndërsa në vitin e tretë mësuesja e mori klasën e tij në kujdestari

“Pas përfundimit të vitit shkollor në vitin e dytë mësova se A…, kishte njohur vëllain tim dhe u bënë shokë e ndenjën bashkë”, kujton mësuesja me inicialet e fillimit L…

Kur i vëllai i mësueses është larguar në Britaninë e Madhe, nxënësi i  tha familjarëve të saj se do kujdesej dhe do t’i qëndronte pranë të resë që e kishte mësuese. Është pikërisht viti kur mësuesja e merr klasën e adoleshentit në kujdestari teksa ai ndërkohë ka kaluar në vitin e tretë.

“I tha tim vëllai se do kujdesej mos më ngacmonte ndonjë person, im vëlla iku në tetor 2020 dhe me A. kam kryer disa herë marrëdhënie intime” detajon mësuesja denoncuese pranë policisë.

Por ngjarjet janë rënduar në muajt vijues sipas saj.

“Në shkurt 2021 ky shtetas foli me vëllain dhe i kërkoi se mos i gjente një makinë për mua dhe vëllai ma gjeti. Por në muajin mars mua më pa dikush që frekuentohesha me nxënësin A. dhe u fiksua keq mbas meje”.

Mësuesja detajon sipas burimeve shumë të sigurta të Gazetasi.al se më pas ky person që i ishte prezantuar si shumë i pushtetshëm dhe që kishte njohje në disa shtete e ka kërcënuar se nëse nuk dilja me të, do ta pësonte familja e saj, vëllai dhe kushdo përreth meje.

“Në muajin prill 2021 u ula së bashku me nxënësin dhe këtë person që nxënësi ma prezantoi. Numrin e këtij personi nuk e kam mbasi vetëm njëherë kam pirë kafe. Të nesërmen nuk pranova të dal më me këtë person dhe sipas fjalëve të nxënësit ai i kishte treguar që isha e dashura e tij. Ky person i kishte kërkuar video  që ta vërtetonte këtë gjë dhe unë i thashë A. që nuk mundem është e pamundur kjo gjë”.

Mësuesja që jep mësim në një nga gjimnazet e Tiranës vijon të shpjegojë sipas burimeve të Gazetasi.al se i tha të dashurit të saj se nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Muajt në vazhdim kanë qenë ditë presioni dhe kërcënimesh me kërkesën për të bërë një video.

“Me presionin se do më shkatërronte familjen A…, më kujtonte vëllain, por i thashë atij që s’ke pse e sakrifikon, thuaji atij personit të fuqishëm që  të vijë vetë ta kërkojë videon”.

Ditë mbas dite mësuesja e cila këmbëngul se u distancua nga adoleshenti i dha fund njohjes në muajin korrik 2021, kohë në të cilën ish nxënësi trokiti në derën e shtëpisë që e hapi nëna e mësueses.

“Mamaja i tha që nuk ke më punë me vajzën time,” – shpjegon e reja në polici duke kujtuar deklaratën e të moshuarës  që i ka thënë adoleshentes se ka kush e mbron vajzën tonë.

Mbas këtij momenti e reja me profesion mësuese kujton se u ndoq nga nxënësi që në çdo çast i binte borisë sapo kalonte ajo.

“Ai i ra tërë ditën pa pushim telefonit dhe unë nuk ia hapa, pastaj na mori në telefon një miku ynë që na tha të mos kishim merak se do ta zgjidhte ai situatën”.

Mësuesja kujton se ditë mbas dite vërejti që nxënësi kalonte poshtë ballkonit dhe bënte zhurmë.

“Denoncimin e parë e dorëzova në drejtorinë vendore të Tiranës, por në darkë vërejta që ish nxënësi kaloi poshtë ballkoni. Unë po pija cigare, ai kaloi i ra borisë dhe zgjati kokën. Jam dhe ndihem e kërcënuar” mbyll denoncimin e dytë mësuesja.

Burimet e Gazetasi.al nuk dhanë detaje shtesë mbi këtë skandal ku rezulton që një mësuese ka krijuar lidhje me një nxënës, për të sqaruar nëse është apo jo ai nën moshë, mbasi kjo gjë është e ndaluar me ligj.

“ Ne do të thërrasim nxënësin, deklaroi policia për Gazetasi.al për të sqaruar gjithë situatën e nderë por edhe mësuesit e kësaj shkolle nëse kanë apo jo dijeni për raportin intim midis mësueses dhe ish nxënësit”.

Etiketa: ish nxenesimesuesja perndiqettirane


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
GJKKO pushoi çështjen ndaj Dvoranit, Presidenca: Do ta ankimojmë, faktet janë aty

GJKKO pushoi çështjen ndaj Dvoranit, Presidenca: Do ta ankimojmë, faktet janë aty

Emrat/Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

Emrat/Këta janë 7 personat që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

Foto-Video/Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit

Foto-Video/Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com