Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këmbimi i të burgosurve SHBA-Rusi, flet pas lirimit aktivisti Viktor Kara-Murza

2024/08/03 at 8:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këmbimi i të burgosurve SHBA-Rusi, flet pas lirimit aktivisti Viktor Kara-Murza

Vladimir Kara-Murza, politikan opozitar rus, fitues i çmimit “Pulitzer”, u lirua si pjesë e shkëmbimit historik të të burgosurve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Duke folur pas këtij këmbimi, ai thotë se kur u zhvendos nga qelia e burgut në Siberi në një qendër paraburgimi në Moskë, mendoi se do ta ekzekutonin. I dënuar në Rusi me 25 vite burg, pasi kritikoi agresionin ndaj Ukrainës, zoti Kara-Murza thotë se ndryshimi më i madh midis një diktature dhe një demokracie është se në demokraci gjëja më e vlefshme është jeta njerëzore.

Kur kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza u transferua papritur nga një burg në Siberi në një qendër paraburgimi në Moskë, ai mendoi se po e çonin atje për ta ekzekutuar.

Atij nuk iu tha se do të lirohej si pjesë e një shkëmbimi masiv të të burgosurve me Perëndimin, më i madhi që nga Lufta e Ftohtë.

“Një javë më parë isha në qelinë time të izolimit në Siberi. Natën që më morën nga qelia në Siberi për t’u transferuar në Moskë, gjatë përgatitjeve për këtë shkëmbim, në fakt isha i sigurt se po më çonin për t’u ekzekutuar. Kjo ishte ajo që mendoja”, tregon ai.

Fituesi i çmimit “Pulitzer” dhe një nga kritikët më të mëdhenj ndaj zotit Putin thotë se shkëmbime të tilla të burgosurish bëhen për shpëtimin e jetëve të njerëzve.

“Por për mua, ndryshimi më i madh midis një diktature dhe një demokracie është se në demokraci gjëja më e rëndësishme është jeta njerëzore, mbrojtja e jetës njerëzore dhe shpëtimi i jetës njerëzore. Dhe për ata njerëz që kritikojnë vendimet e qeverive demokratike, se pse angazhohen në këto shkëmbime të burgosurish me regjime autoritare si regjimi i Putinit, me respekt do t’i nxisja që të mos flasin por të mendojnë për shpëtimin e jetëve njerëzore”, thotë ai.

Kara-Murza është një ndër 16 të burgosurit që Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia liruan të enjten, shumica e të cilëve ishin burgosur nën akuza të motivuara politikisht. Politikani i njohur i opozitës ruse u arrestua në vitin 2022 pasi kritikoi luftën në Ukrainë. Ai u dënua në vitin 2023 për tradhti si dhe disa akuza të tjera me 25 vjet burg. Po ashtu ai iu ka shpëtuar dy herë helmimeve, në vitin 2015 dhe 2017.

“Unë vetë jam helmuar dy herë nga një skuadër speciale ruse. Kështu ka ndodhur edhe me shumë të tjerë, figura të opozitës dhe kritikë të Kremlinit në Rusi. Dhe ne e dimë se këto sulme kanë ndodhur shumë përtej territorit rus, edhe në Britani. Kështu fjala ‘i sigurt’ nuk është një fjalë që ne si politikanë të opozitës ruse e kemi në fjalorin tonë. Unë e dua vendin tim, mendoj se Rusia meriton të jetë një vend normal, modern, demokratik, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Si historian, mendoj se do të vijë ajo ditë dhe unë do të bëj gjithçka që mundem, gjithçka në fuqinë time për t’u përpjekur ta afroj atë ditë pak më shumë”.

Pas marrëveshjes SHBA- Rusi për shkëmbimin e të burgosurve, në mesin e 24 individëve ishin gazetarë, disidentë politikë, spiunë të dyshuar, një haker kompjuterësh, një mashtrues dhe një i dënuar për vrasje.

Rusia liroi 16 individë, përfshirë gazetarin e “Wall Street Journal” Evan Gershkovich dhe ish-marinsin Paul Whelan. Të dy përballeshin me dënime të gjata në burg pasi u shpallën fajtorë për spiunazh në sistemin e politizuar ligjor të Rusisë, akuza të cilat qeveria amerikane i cilësoi si të pabaza.

Në mesin e të liruarve nga Moska është edhe gazetarja e Radio Evropës së Lirë Alsu Kurmasheva.

Prej të burgosurve që Rusia i mori në këmbim është Vadim Krasikov, i dënuar në Gjermani për vrasjen e një kryengritësi çeçen në një park në Berlin para dy vitesh, me gjasë me urdhrat e shërbimeve ruse të sigurimit. Në mesin e të burgosurve ishin edhe dy agjentë “të fjetur” të cilët ishin të burgosur në Slloveni, tre të dënuar nga autoritetet amerikane dhe dy nga Norvegjia dhe Polonia./VOA

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Nëntë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Nëntë zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet në Himarë, kryekomisioneri Celibashi: Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit

Zgjedhjet në Himarë, kryekomisioneri Celibashi: Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit

Vuçiç akuza Kosovës dhe BE-së: Tentuan të më mashtronin

Arrestimi i pesë serbëve të dyshuar për krime lufte, Vuçiç reagon ashpër: Provokim i qëllimshëm!

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com