Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këmbët e urës në segmentin Sauk-TEG rrezik për aksidentet

2023/03/15 at 7:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Këmbët e urës në segmentin Sauk-TEG rrezik për aksidentet

Drejtuesit e automjeteve, që lëvizin nga Sauku, drejt rreth rrotullimit të TEG, përballen me këtë urë e cila të jep mundësinë të dalësh në rrugë dytësore, për të shkuar në zonën e Farkës.

Që në pamjen të parë, bie në sy problematika që u krijohet qytetarëve, për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe vendosjes së këmbës së Urës.

“Sipas ekspertëve, ky trup i ngurtë duhet të jetë i përforcuar me sinjalistikë me drita pulsuese dhe shirit të ngjitur në pjesën e betonit, për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve.”

Përveç dëmtimeve që janë shkaktuar herë pas here nga aksidentet, dhe nuk janë riparuar, të vetmet shenja dalluese janë këto drita pulsuese për natën, që në fakt sinjalizojnë ngushtim të rrugës afër rrethit të TEG, dhe jo një trup të ngurtë në rrugë që përbën potencial për aksident.

Problematika thellohet më shumë në korsinë tjetër, nga rrethi i TEG drejt Saukut. Eksperti Fadil Likaj shprehet se në pamundësi për të riparuar gabimin e ndërtimit të urës, atëherë zgjidhje afatshkurtër mund të jetë pajisja me sinjalistikë.

“Këmba e urës ka qenë një projekt strategjik e kështu me radhë, për të zëvendësuar urën duhet normalisht një kosto shumë e madhe, duhet ndryshuar sinjalistika. Të ketë përforcime.Nga aksidentet të cilat kanë ndodhur në këtë pikë, e shikojmë që sinjalistika është ç’rregulluar. Butoni i verdhë i cili përdoret që të mos kemi goditje direkt me pjesën e barrierave mbrojtëse është hequr dhe nuk është zëvendësuar. Nuk ka një shirit me ngjyra të dallueshme natën për drejtuesit e mjeteve. Aktualisht është e bardhë me të zezë dhe ne e dimë që natën e zeza nuk ka një performancë të mirë në dukshmëri. Të ndërrohet urgjentisht, të bëhen zëvendësime të sinjalistikës.“

Sipas tij në këtë segment sinjalistika lë për të dëshiruar.

“Prezenca e pemëve apo luleve dekorative shikojmë që kanë zënë sinjalistikën vertikale, pra nuk është lehtësisht e dallueshme nga drejtuesit e mjeteve. sinjalistika horizontale është e fshirë, nuk është e mirëmbajtur. Sepse drejtuesit e mjeteve orientohen në rrugë natën sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.“

Gjatë vëzhgimit, eksperti Likaj konstaton një tjetër problematikë.

“Kemi dalje të menjëhershme, mirëpo kjo nuk është në përputhje me standardet e projektimit. Në moment që drejtuesi afrohet gati për t’u futur në korsinë e ngadalësimit, pengohet shikueshmëria.”

Drejtuesit e automjeteve, në të dy karrexhatat, vështirësinë më të madhe e kanë gjatë natës.

Këto nuk janë të vetmet probleme në këtë segment sipas ekspertëve. Shqetësuese sipas tyre janë barrierat e larta pranë rrethrrotullimeve, por edhe kjo dalje nga rruga dytësore. Shoferët që lëvizin nga Shkoza drejt rrethit të TEG përballen me automjetet që vijnë nga Sauku. Sipas ekspertëve, dalja në rrugën e re duhet të jetë në një gjatësi më të madhe për t’i dhënë mundësi automjeteve që të alternohen, pa u kthyer në potencial për aksident./Klan News

Etiketa: aksidenterreziksegmenti Sauk-TEG

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
PS mbledh grupin parlamentar, çfarë u diskutua

PS mbledh grupin parlamentar, çfarë u diskutua

Udhëtuan nëpër botë me një autobus të rindërtuar, ribashkohet grupi i aventurierëve

Udhëtuan nëpër botë me një autobus të rindërtuar, ribashkohet grupi i aventurierëve

“Bashkë fitojmë”, Opozita dorëzon kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ

"Bashkë fitojmë", Opozita dorëzon kërkesën për regjistrimin e koalicionit në KQZ

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com