Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këmbët dhe jorgani!

2016/05/01 at 2:23 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Këmbët dhe jorgani!

Nga Edmond Tupja


Proverbat dhe fjalët e urta të çdo populli pasqyrojnë, ndër të tjera, edhe mendësitë e tij ndër shekuj. Gjithsesi, ekzistojnë në gjuhën shqipe një tufë proverbash apo fjalësh të urta që përherë më kanë intriguar me këndvështrimin e tyre filozofik. Kështu, për shembull, vazhdon të më intrigojë fjala e urtë “Shtriji këmbët sa ke jorganin”.

Për hir të së vërtetës lakuriq (edhe kur bie dëborë e ngrin akull) më duhet të pranoj se historia e marrëdhënies së këmbëve të shqiptarit (të lara apo të palara, me thonj të prerë apo të paprerë, pak rëndësi ka) me jorganin e tij (me ose pa pleshta, me erë parfum apo djersë, pak rëndësi ka) më duket fort e denjë për një fabul të frëngut La Fonten, autor i shekullit XVII, madje, pse jo, edhe për një fabul të Ezopit, paraardhësit të tij të famshëm të shekullit VI para erës së re.

Marrëdhënia në fjalë ilustron prirjen e tij dikur realiste, ndonëse një thërrime pragmatike, por sot shpesh oportuniste ose konformiste të bazuar te ndjenja e frikës së trashëguar jo vetëm nga e kaluara jonë e freskët komuniste, por edhe nga koha e largët e njeriut të shpellave, që ndihej i pambrojtur si përballë kafshëve parahistorike, ashtu edhe përballë forcave të verbra të natyrës.

Por le të qëndrojmë tek aktualiteti: sot, në shoqërinë tonë postkomuniste ose, më saktë, demokraturiale, po bëhet përherë e më e pranishme frika nga forcat e errëta (togfjalësh ky që përmbledh krimin e organizuar, i cili vepron përmes kërcënimit, korrupsionit të institucionalizuar, mashtrimit, trushpëlarjes së ngritur në sistem, shitblerjes së votave etj., etj.); para kësaj dukurie rrënqethëse, po leskërohen e hallakaten përpjekjet e qeverisë shqiptare për të vendosur përfundimisht shtetit e së drejtës.

Për këtë arsye, shqiptarit të përditshëm, si ti, si unë, si ajo e ai, o lexues i vëmendshëm i rubrikës sime të përjavshme, i duhet medoemos shpjeguar se, sado dëshirë të ketë që t’i shtrijë këmbët (të paktën sa për t’i shpirë ato), gjatësia e jorganit varet tashmë jo më prej atij, por prej qeverisë, madje jo vetëm gjatësia, por edhe gjerësia me trashësinë, kështu që këmbët nuk i shpin dot, kurrizi i zbulohet (ndoshta edhe çka vjen më poshtë se kurrizi) dhe ai ka ftohtë, shumë ftohtë, kështu që, nga frikë se mos kthehet në statujë akulli, mblidhet kruspull dhe pret. Çfarë pret? E thjeshtë fare: të fillojë muzika e hipokrizisë sociale, ku me zhurmë e ku pa zhurmë, që ai, detyrimisht, t’i hedhë këmbët sipas valles së pushtetarëve. E ç’të bëjë tjetër? Atëherë, midis disa varianteve proverbiale ai zgjedh një ndër më të vjetrit, atë “Sipas vendit edhe kuvendi”, që do të thotë se duhet të përshtatet, të trapitet si argjil i squllët, të konformohet e të nënshtrohet nga frika (Ah, përsëri e mallkuara frikë, a thua se bëhet fjalë për një popull të përbërë thuajse vetëm prej lepujsh!).

Por ja që, pashmangësisht, vjen nata dhe atij, shqiptarit të sotëm, i duhet të shkojë të flejë, rrjedhimisht i duhet të mbulohet me jorganin që i hyn jo vetëm në ujë, por edhe në ajër duke u shkurtuar, ngushtuar e holluar, madje, meqenëse kur vijnë të këqijat hapu derën, i duhet të përballet edhe me pleshtat e publicitetit partiak, që i janë futur pikërisht nën jorgan. Atëherë, në këto kushte, ç’i mbetet të shkretit, të mjerit, të gjorit, të varfrit e fatkeqit shqiptar? I mbetet vetëm ta djegë jorganin me gjithë pleshta.

Mirëpo, nga djegia e jorganit në vitin e zi 1997, ai ka nxjerrë mësimin e madh se nuk duhet djegur jorgani jo më për një, por as për disa pleshta, sepse edhe jorganit të ri përmasat nuk do t’ia përcaktojë ai vetë, por qeveria e re në bashkëpunim të dukshëm apo të padukshëm me disa pleshta të vjetër, të rrahur me vaj e me uthull, por edhe të krimbur me para, që, me siguri matematike, do t’u kenë shpëtuar flakëve për t’u ricikluar duke kaluar nga njëri krah i politikës shqiptare në krahun tjetër në mënyrë që mishi të piqet e helli të mos digjet… Mishi të piqet që ta shijojnë ata dhe helli të mos digjet se do t’u duhet t’ia fusim edhe më thellë sesa ia kanë futur deri tani, po e përsëris, të shkretit, të mjerit, të gjorit, të varfrit e fatkeqit shqiptar!



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Shqiptari talentuar po i mahnit gjermanët me fantazinë e tij

Shqiptari talentuar po i mahnit gjermanët me fantazinë e tij

Si të ushqeheni sipas grupit të gjakut 

Si të ushqeheni sipas grupit të gjakut 

Amerika në prag të një tërmeti fatal?

Amerika në prag të një tërmeti fatal?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com