Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këmbëngul Dendias: Të lirohet menjëherë Beleri, do t’a ngre çështjen në Bruksel!

2023/05/18 at 2:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Këmbëngul Dendias: Të lirohet menjëherë Beleri, do t’a ngre çështjen në Bruksel!

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka përsëritur sërish thirrjen ndaj autoriteteve shqiptare për lirimin e kryetarit të sapozgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Mesazhin se Beleri duhet të lirohet e ka dërguar ministri i Jashtëm Dendias teksa ka bërë të ditur se të hënën do të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së ku do të ngrejë këtë çështje.

“Duhet të kemi llogari të mira. Kështu do të jemi miq të mirë”, tha ministri i Jashtëm duke folur për televizionin STAR dhe shpresoi për transparencë të plotë nga pala shqiptare për trajtimin me ndjenjën e seriozitetit të krizës që mund të krijojë kjo çështje në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“As nuk shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, Nikos Dendias bëri të ditur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës.

“Për shkak se çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Ndalimi i një kandidati për kryetar komune 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim derisa ai është zgjedhur nuk është e zakonshme. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai.

Gjatë drekës me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm pritet të takohet me homologun e tij shqiptar.

“Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve, ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë”, theksoi Nikos Dendias.

Njëkohësisht ai theksoi se beson shumë në miqësinë greko-shqiptare dhe se këto dy vende janë shumë afër. Më tej, ai iu referua rëndësisë së misionit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme në Shqipëri.

“E dërgova në Shqipëri sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme sepse çështja është jashtëzakonisht e rëndë. Dhe doja që në radhë të parë, si gjest politik, të kuptohesha nga pala tjetër. Së dyti, duhet të ketë një koordinim në një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ndalimin e kryebashkiakut të Himarës, me problemet shëndetësore të të burgosurit të dytë, por edhe me operacionet e shembjes. Ne duam të kemi një pasqyrë të qartë të ligjshmërisë-paligjshmërisë”, tha ai./Opinion.al

Etiketa: brukselburgFredi BeleriNikos Dendias

Ju sugjerojmë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
Sport

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

15 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Rivali i Erdoganit: Nëse fitoj zgjedhjet, të gjithë migrantët do t’i dërgoj në shtëpi

Rivali i Erdoganit: Nëse fitoj zgjedhjet, të gjithë migrantët do t’i dërgoj në shtëpi

“Ikëm për t’u sqaruar dhe na shau”, dëshmojnë shokët e autorit që vrau të riun në Gramsh

"Ikëm për t'u sqaruar dhe na shau", dëshmojnë shokët e autorit që vrau të riun në Gramsh

Vrau 15-vjeçarin në Gramsh, autori: Më goditi me grusht, mu errën sytë dhe e plagosa

Vrau 15-vjeçarin në Gramsh, autori: Më goditi me grusht, mu errën sytë dhe e plagosa

TE FUNDIT

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
15 Janar, 2026

Benjamin Netanyahu i ka kërkuar Donald Trump të shtyjë çdo plan për një sulm ushtarak amerikan ndaj Iranit, raporton New...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com