Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këlliçi: Të dhënat e TIMS në duart e Mërtirit, hetoni skandalin!

2024/01/13 at 12:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Të dhënat e TIMS në duart e Mërtirit, hetoni skandalin!

Belind Këlliçi në një dalje për mediat ka thënë se të dhënat e sistemit TIMS janë në duart e biznesmenit në kërkim, Mirel Mërtiri.

Përmes një deklarate të mbajtur nga selia blu, Këlliçi i bëri thirrje kreut të SPAK që të hetojë atë që ai e quan “skandal i sigurisë kombëtare”.

Ai theksoi se kanë depozituar fakte e prova të reja pranë SPAK, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme rolin kryesor të Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, në aferën e inceneratorit të Tiranës.

“Jemi sot sërish para jush për t’ju rikthyer në vëmendje faktin se tashmë prej disa muajsh, hetimet për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, vijojnë të mbeten pezull dhe pa autorin real i cili quhet Erion Veliaj. Nga kjo foltore ju kemi vënë në dijeni për prova dhe fakte që Erion Veliaj është pronari real i Inceneratorit të Tiranës dhe menaxher të kësaj ndërmarrje korruptive, ai ka vendosur Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton.

Gjatë intervistës së dhënë për SYRI TV muajin e shkuar, Mirel Mertiri bëri publik kallëzimin  që kishte depozituar pranë SPAK, ndaj prokurorit Klodian Braho. Bashkëlidhur me kallëzimin, Mirel Mertiri kishte vendosur disa dokumente, ku më i rëndësishmi prej tyre, ishin të dhënat e sistemit TIMS, për këtë prokuror.

Vetëm ky fakt, do duhej të kishte tronditur institucionet e shtetit shqiptar, se si është e mundur që një i kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare, për vjedhjen e qindra miliona eurove nga buxheti i shtetit, kishte në posedim të dhëna sensitive për një prokuror të SPAK.

Të mos harrojmë se në muajin Gusht, të vitit 2023, është bërë publik fakti se sistemi TIMS është vjedhur, pikërisht në momentin që Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, emëroi patronazhistët e tij në krye të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pyetja që lind natyrshëm është se kush është personi që i ka dhënë shtetasit në kërkim ndërkombëtar, Mirel Mërtiri, të dhënat e sistemit TIMS.

Ja ka dhënë vetë Taulant Balla apo shefi i tij në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj? Partia Demokratike e Shqipërisë, vërtetë ka kritikuar dhe do vijojë të kërkojë çdo ditë hetime të plota, të pa anshme dhe efikase nga organi i akuzës, por kurrsesi nuk mund të pranojë shantazhet dhe presionet që i bëhen nga ky shtet i kriminalizuar dhe korruptuar në çdo qelizë, prokurorëve të cilët kanë në hetim dosjet që lidhen me skandalet e institucionit më të korruptuar sot në Shqipëri, Bashkisë Tiranë.

Kujtojmë këtu se është pikërisht ky prokuror, i cili ka në hetim dosjen famoze 5D, të drejtorëve të korruptuar të bashkisë, me në krye Mariglen Qaton, i cili pritet të jetë shumë shpejt kurbani i rradhës, njëlloj si Taulant Tusha, për të shpëtuar lëkurën e Erion Veliajt. I bëjmë thirrje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që në kushtet kur opozitës i është bllokuar mundësia nga Edi Rama, për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin për vjedhjen e sistemit TIMS, të nisë menjëherë hetimet kryesisht për këtë mega skandal, duke çuar përpara drejtesisë këdo individ, që ka cënuar jo vetëm prokurorët apo qytetarët e zakonshëm, por mbi të gjitha ata individë apo zyrtarë, që kanë cenuar sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin tonë me aleatët strategjike.

Ndërkohë rikujtojmë qytetarët shqiptarë, se edhe këtë javë kemi depozituar fakte e prova të reja pranë SPAK, kemi depozituar dokumente shtetërore me firmën e zyrtarëve qeveritarë, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme rolin kryesor të Bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt, në aferën korruptive të shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës”, u shpreh Këlliçi.

Ju sugjerojmë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
Bota

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

11 Shtator, 2025 6:31 pm
Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
Rajoni

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

11 Shtator, 2025 6:10 pm
Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
Kronikë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

11 Shtator, 2025 5:19 pm
Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
Bota

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

11 Shtator, 2025 5:05 pm
SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori
Bota

SHBA/ Vrasja e Charlie Kirk, gjendet në një zonë të pyllëzuar arma që përdori autori

11 Shtator, 2025 5:00 pm
Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës
Aktualitet

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

11 Shtator, 2025 4:15 pm
Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…
Politikë

Do të kandidojë Alimehmetin për bashkinë Tiranës, Berisha: PD ka…

11 Shtator, 2025 4:09 pm
6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme
Aktualitet

6 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të parakohshme

11 Shtator, 2025 4:04 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

11 Shtator, 2025 3:41 pm
Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie
Kryesore

Rama prezantoi qeverinë, Berisha: Sot, ditë zie

11 Shtator, 2025 2:52 pm
Para
Veliaj: 2024, do të jetë viti më intensiv i investimeve në Tiranë

Veliaj: 2024, do të jetë viti më intensiv i investimeve në Tiranë

Komisioni Evropian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza

Komisioni Evropian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza

1931/ Fjalimi i plotë i Mehmet Bej Konicës, Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike në Turqi

1931/ Fjalimi i plotë i Mehmet Bej Konicës, Kryetarit të Delegacionit Shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike në Turqi

TE FUNDIT

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

Franca propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë
11 Shtator, 2025

Një raport i Parlamentit të Francës për rrjetin social, TikTok, ka rekomanduar të enjten ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët...

Lexo më shumë

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel
11 Shtator, 2025

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,...

Lexo më shumë

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit

Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
11 Shtator, 2025

Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të...

Lexo më shumë

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?
11 Shtator, 2025

Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com