Aktualitet

Këlliçi: Rama s’do kishte asnjë shans me një opozitë të vërtetë përballë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 30/04/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD.  Ai tha se Kuvendi i 30 Prilli i ka të gjitha potencialet që të kthehet në historik.

Më tej deputeti demokrat u shpreh se Edi Rama nuk do të kishte fituar nëse përballë do të kishte pasur një opozitë të vërtetë.

“Çdo qytetar e kuptoi se partinë nuk e bën as vula dhe as godina, por sakrificat idealet, vokacioni dhe besimi në një kauzë. Me një opozitë të vërtetë që nuk luhatet sipas interesave, Edi Rama nuk do kishte pasur as edhe një shans. Gjendja e padurueshme në Shqipëri do të ndryshojë. Rruga e ndryshimit nuk kalon nga qeveria. I vetmi ndryshim që kemi në dorë të bëjmë dhe do të bëjmë është ai që vjen përmes ndryshimit tonë. Nuk do të jemi opozitë fasadë. Kjo rrugë do ta ndryshojë edhe Shqipërinë”, tha Këlliçi.

Më tej ai tha: “Duhet të vendosim sot votën e lirë si modelin e vetëm për të ndërtuar strukturat e partisë në të ardhmen. Ky Kuvend sot do të jetë një fillim i ri, një kapitull i lirë, ku secili do thotë atë që beson, dhe në fund vota do të vendosë për gjithçka”.

Pas