Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se rruga e vetme e bashkimit të demokratëve është Kuvendi i 30 prillit.
Në emisionin “Opinion”, Këlliçi tha se pas Kuvendit të nis procesi zgjedhor për kryetar të PD. Deputeti tha se edhe Basha mund të kandidojë nëse mendon se mund të fitojë me votë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Këlliçi: E vetmja mënyrë e bashkimit të shkojmë në një Kuvend më 30 prill ku të marrin pjesë dhe kritikët e Berishës nga A tek ZH të gjithë demokratët. Të bëhet një proces zgjedhor model, të zgjidhen strukturat e reja, të ketë një proces transparent dhe kush ka vota më shumë të udhëheq PD. Nuk ka shkencë këtu.
Fevziu: Basha mund të kandidojë për kryetar të PD.
Këlliçi: Patjetër, të vijë të garojë, nuk ka problem.
Fevziu: Ju kanë bërë thirrje që Berisha të mos garojë.
Këlliçi: Jo, jo, Basha të garojë mazhoranca jo? do të largosh Berishën, munde me votë.