Dreka nuk mund të mendohet pa një ëmbëlsirë, ndaj nëse nuk e keni bërë një të tillë merrni kohën të përgatisni këtë kek të shijshëm. Eshte një ëmbëlsirë fantastike nëse shoqërohet me pak akullore me vanilje.
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
80g gjalpë • 180g miell • 8g sodë për ëmbëlsira • 1/3 lugë kafeje kripë• 150g sheqer • 1 kokërr vezë • 130ml qumësht • 1 bustinë vanilje •`250-300g luleshtrydhe
Përgatitja:
1Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180°.
2Në një tas, rrahim gjalpin dhe sheqerin me rrahësin elektrik për tre minuta. Shtojmë vezën dhe më pas qumështin pa e fikur rrahësin elektrik. Hedhim kripën dhe vaniljen, ulim shpejtësinë e rrahësit dhe nëpërmjet një site, shtojmë miellin me sodën. Hedhim brumin te tava e veshur me letër furre, vëmë sipër luleshtrydhe të ndara në mes pa i ngjeshur në brumë.
3E pjekim kekun në furrë për 35-40 minuta. Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati. E lëmë të pushojë për dhjetë minuta në tavë, pastaj e vendosim mbi një grilë që të ftohet. Në rast të kundërt, keku do të mbetet i lagësht poshtë. Keku ka shije më të mirë nëse konsumohet të nesërmen. Ai është një ushqim mjaft i mirë për mëngjes, por edhe një ëmbëlsirë fantastike nëse shoqërohet me pak akullore me vanilje.