Në një deklaratë për mediat pas takimit në selinë blu me kreun e PD, Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se i ka propozuar Berishës një emër për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ,të cilin e cilësoi një super politikan por pa bërë të ditur emrin.
Burime për Ballkanweb bëjnë me dije se Meta ka propozuar pikërisht emrin e tij për atë që ai e cilësoi kryetar të “Parlamentit të Tiranës”.
Siç tha edhe publikisht Meta, kandidatura e tij është mirëpritur nga kreu i PD, Sali Berisha.