Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur se: Kë njihni ju si kryetar të PD zyrtarisht? A keni marrë shkresë nga komisioni i Rithemelimit ku ju vënën në dijeni vendimin për shkarkimin e Bashës si kryetar i PD?
Celibashi është shprehur se nuk ka asnjë komunikim me parti politike apo grupim politik. Ai tha se s’ka droje për të thënë opinionin e tij, por tha se duhet të jetë institucional.
“Deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë komunikim me parti politike apo grupim politik, quajeni si te doni.
Natyrshëm unë mund të them diçka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam drojë për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj që mund të jetë e ditur edhe tani për mua e të gjithë”-tha Celibashi./Opinion.al